Bota
Bota i jep sot lamtumirën Papa Françeskut

Pas tre ditësh homazhe, sot në ora 10:00, mijëra besimtarë dhe liderë botërorë janë mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit për t’i dhënë lamtumirën e fundit Papa Françeskut.
Ceremonia, e cila pritet të zgjasë rreth një orë e gjysmë, po drejtohet nga figura të larta të Vatikanit dhe po ndiqet nga një pjesëmarrje e jashtëzakonshme nga e gjithë bota.
Pas përfundimit të meshës, trupi i Papa Françeskut do të transportohet në bazilikën e Santa Maria Maggiore në Romë, ku do të bëhet varrimi i tij.
Në pamjet e siguruara nga Vatican Media, shihen besimtarët dhe delegacionet nga vende të ndryshme që kishin mbërritur në shesh që në orët e para të mëngjesit.
https://www.youtube.com/live/EEM7a3mHMR4?si=XcqpZeYCMS8B4CfG