Kosova

Bllokohet rruga Shkup–Hani i Elezit për shkak të zjarrit pranë tunelit në Maqedoninë e Veriut

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga Shkup–Hani i Elezit është bllokuar për qarkullim si pasojë e një zjarri të përmasave të mëdha në afërsi të tunelit në territorin e Maqedonisë së Veriut.

Sipas njoftimit zyrtar, bllokimi vlen për të gjitha kategoritë e automjeteve dhe do të qëndrojë në fuqi deri në një njoftim të dytë nga autoritetet maqedonase.

“Ju informojmë se, bazuar në informatën e pranuar nga pala e RMV-së, rruga Shkup–Hani i Elezit është bllokuar për të gjitha automjetet për shkak të zjarrit në afërsi të tunelit në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Për çdo informatë shtesë do t’ju njoftojmë me kohë,” thuhet në komunikatën e Qendrës.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve dhe udhëtarëve të shmangin këtë aks rrugor dhe të ndjekin udhëzimet zyrtare për rrugë alternative deri në normalizimin e situatës.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button