Sport
Biletat për ndeshjen Kosovë – Zvicër shiten shpejt, shfaqen më pas me çmime të larta

Federata e Futbollit e Kosovës ka nxjerrë dje në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Zvicër, e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Botëror. Interesimi i madh bëri që biletat të shiten brenda pak orësh, ndërsa faqja zyrtare pati vështirësi për shkak të fluksit të lartë të vizitorëve.
Menjëherë pas kësaj, biletat kanë filluar të shfaqen edhe në tregun e zi, ku po ofrohen me çmime shumë më të larta se ato zyrtare.
Ndeshja mes Kosovës dhe Zvicrës do të zhvillohet më 18 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndërsa tri ditë më herët “Dardanët” do të përballen në udhëtim me Slloveninë.




