Lajme

Besart Xhefarri: Patronazhistët e PS kanë akses të paligjshëm në të dhënat e qytetarëve, kjo ndodhi me bekimin e Edi Ramës

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD), Besart Xhefarri, ka ngritur akuza të forta ndaj Partisë Socialiste në lidhje me procesin zgjedhor. Gjatë një daljeje televizive, ai deklaroi se patronazhistët e PS-së kanë pasur akses të paligjshëm në të dhënat sensitive të qytetarëve shqiptarë, gjë që e cilësoi si një krim zgjedhor.

“Ne nuk jemi njerëz që nuk jetojmë me njerëzit. Patronazhistët e PS nuk bëjnë krim kur dinë se nga mund të orientohet vota, por krimi i tyre është aksesi në të dhënat sensitive të shqiptarëve dhe kjo ndodhi me bekimin e Edi Ramës. Ky është një krim për të cilin ata duhen ndëshkuar sa më shpejt, sepse ata minojnë proceset zgjedhore”, tha Xhefarri.

Ai theksoi se kjo situatë përbën një kërcënim serioz për integritetin e zgjedhjeve dhe për besimin e qytetarëve në demokracinë në vend.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button