Besart Xhaferri: Pas 11 majit, Shqipëria do të ketë një Kryeministër që punon për qytetarët, jo për bandat

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD), Besart Xhaferri, ka reaguar në rrjetet sociale duke theksuar nevojën urgjente për një ndryshim në lidershipin e vendit. Në një postim në Facebook, ai ka shprehur bindjen se pas datës 11 maj, Shqipëria do të ketë një Kryeministër të ri që do të fokusohet tek hallet reale të qytetarëve dhe jo tek interesat klienteliste.
“Pas 11 Majit nuk do kemi një Kryeministër që kujdeset për interesat e bandave, por një Kryeministër që kujdeset për të gjithë shqiptarët”, shkruan Xhaferri.
Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve, pavarësisht bindjeve politike, që të mbështesin një rrotacion në qeverisje, duke e cilësuar atë si një domosdoshmëri për të ndalur keqqeverisjen 12-vjeçare të Edi Ramës.
“Është koha që qytetarët të majtë, të djathtë dhe ata pa parti, të votojnë për rrotacionin, pasi më shumë se kurrë vendi ka nevojë për një drejtues që ka në tavolinë hallet e shqiptarëve dhe jo hallet e klientëve të tij,” përfundon reagimin e tij Xhaferri.