Lajme
Kryesore

Berisha vijon turin elektoral: Prezanton kandidatët e “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” në Peqin dhe Gramsh

Fushata elektorale ka hyrë në javën e fundit dhe partitë politike kanë shtuar ndjeshëm ritmin e tyre për të bindur qytetarët përmes ofertave dhe programeve. Partia Demokratike, e cila gjatë takimeve të fundit është pritur me entuziazëm nga qytetarët, duket se po rikthen shpresën tek elektorati, me pjesëmarrje masive në aktivitetet e saj në të gjithë vendin.

Edhe këtë të shtunë, lideri demokrat Sali Berisha do të zhvillojë disa aktivitete elektorale në kuadër të koalicionit “PD–Aleanca për Shqipërinë Madhështore”. Sipas njoftimit zyrtar nga zyra e shtypit të PD, në orën 10:30 ai do të jetë në qytetin e Peqinit, ku do të prezantojë kandidatët për zgjedhjet e 11 majit.

Më pas, në orën 12:30, Berisha do të vijojë turin në qytetin e Gramshit, ku gjithashtu do të prezantojë kandidatët e koalicionit. Të dy aktivitetet do të jenë të transmetuara me regji, dhe sinjali për media do të shpërndahet pak para fillimit të tyre.

PD vijon të promovojë alternativën e saj si shpresa e re për qytetarët shqiptarë, ndërsa fushata elektorale po hyn në momentet më vendimtare.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button