KryesoreLajme

Berisha vijon turin elektoral në Sarandë: Shqipëria në krizë, pensionet duhet të jenë 390 mijë lekë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar sot turin elektoral për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në qarkun e Vlorës. Zbritja e radhës ka qenë qyteti i Sarandës dhe rrethinat, teksa koalicioni i ADSHM-së prezantoi kandidatët dhe programin elektoral Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar sot turin elektoral për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në qarkun e Vlorës.

Zbritja e radhës ka qenë qyteti i Sarandës dhe rrethinat, teksa koalicioni i ADSHM-së prezantoi kandidatët dhe programin elektoral.

Nder fjalimet hapëse ishte edhe ai i Ina Zhupës, si kandidate dhe përfaqësuese politike e këtij rrethi. Sali Berisha e nisi fjalën e tij duke vënë theksin te gjendja e rrënuar e vendin dhe ajo ekonomike, duke e paralelizuar si një “diktaturë e dytë”.

“Të rinjtë po marrin rrugët e botës, pensionistët nuk mbijetojnë dot, familjet nuk blejnë dot ushqimet dhe të sëmurët nuk sigurojnë dot ilaçet. Kush kënaqet me një pension qesharak si ky? Çmimet janë dyfishuar, sidomos ushqimet bazë. Sipas ekspertëve, pensioni duhet të ishte të paktën 390 mijë lekë. pensionet janë të vogla, të pjesshme dhe të pjesshme. Të paktën ky pension të ishte 100 mijë lekë…(e ngatërron) më falni, 390 mijë lekë”, tha Berisha mes të tjerash.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button