KryesoreLajme
Kryesore

Berisha urdhëron kandidatët e PD-së të reagojnë publikisht pas lajmit për mundësinë e udhëtimit të tij në SHBA

Kreu i PD Sali Berisha, u ka dërguar një urdhër të gjithë kandidatëve të PD-së, duke kërkuar që të reagojnë publikisht lidhur me lajmin e një gazetari amerikan, sipas të cilit, në Departamentin Amerikan të Shtetit i kanë thënë që kryedemokrati mund të udhëtojë drejt SHBA, pavarësisht se është non grata. Kreu i PD Sali Berisha, u ka dërguar një urdhër të gjithë kandidatëve të PD-së, duke kërkuar që të reagojnë publikisht lidhur me lajmin e një gazetari amerikan, sipas të cilit, në Departamentin Amerikan të Shtetit i kanë thënë që kryedemokrati mund të udhëtojë drejt SHBA, pavarësisht se është non grata.

Në një mesazh të brendshëm të shpërndarë në strukturat e partisë, Berisha u ka kërkuar që të nxjerrin video dhe të bëjnë status në Facebook që ai mund të udhëtoj tani në SHBA.

“Njoftim i rëndësishëm. Të gjithë kandidatët duhet të publikojnë një video dhe një status në Facebook, duke përshëndetur ndryshimin në qëndrimin e Departamentit Amerikan të Shtetit ndaj vendimit të padrejtë për Partinë Demokratike! Përcilleni ju lutem!”, thuhet në mesazh./Tema

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button