Berisha: Turi i jugut, shumë më shumë entuziazëm dhe dëshira për ndryshim

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një konference për shtyp në selinë e PD-së, ka komentuar takimet e tij të fundit në jug të Shqipërisë, duke e cilësuar këtë tur si një shprehje të entuziazmit dhe optimizmit të qytetarëve të këtyre zonave për ndryshim. Ai e vlerësoi këtë tur si “i paprecedent në dy dekadat e fundit”, duke theksuar se ishte një mundësi për të komunikuar me mijëra qytetarë të çdo grupmoshe dhe profesioni.
Berisha theksoi se jugi i Shqipërisë po përballet me një varfëri të thellë, duke e krahasuar gjendjen e këtyre zonave me një “shkretëtirë” të madhe, ku shkollat janë të mbyllura dhe mungojnë shërbimet e nevojshme. Ai e denoncoi e-Albanian, duke thënë se ka shërbyer si “kurth” për qytetarët, sidomos në proceset e regjistrimit të tokave, ku sekserët kërkonin ryshfet për të marrë dokumentet.
Duke folur për një nga problemet më të mëdha të jugut, Berisha vuri në dukje largimin masiv të të rinjve nga këto zona, një fenomen që po vazhdon të dëmtojë seriozisht zhvillimin ekonomik dhe social të Shqipërisë. Ai premtoi se në rast se PD-ja do të rikthehet në pushtet, do të bëjë të mundur kthimin e të gjitha zyrave dhe shërbimeve që janë shkatërruar gjatë periudhës së qeverisjes së Edi Ramës.
Berisha përfundoi duke theksuar se ky 11 Maj është një moment vendimtar për Shqipërinë dhe garantoj se çdo premtim i bërë do të shndërrohet në realitet.