Lajme

Berisha takim me zv.presidentin e PPE në Valencia: Mbështetja e PPE forcon pozitat e PD në përballjen me sfidat demokratike

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim dypalësh me zëvendëspresidentin e Partive Popullore Evropiane (PPE), Siegfried Mureșan, në kuadër të Kongresit të PPE-së që po mbahet në Valencia.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Berisha përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, ku thekson rëndësinë e këtij takimi për konsolidimin e demokracisë në Shqipëri dhe në rajon.

“Vlerësova mbështetjen e vazhdueshme të PPE-së ndaj Partisë Demokratike, e manifestuar përmes rezolutave të miratuara në favor të saj, të cilat kanë forcuar pozicionin e PD në përballje me sfidat demokratike në Shqipëri,” shkruan Berisha.

Gjatë takimit, palët diskutuan edhe për zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri dhe Rumani, duke i cilësuar si momente kyçe për forcimin e demokracisë. U theksua gjithashtu angazhimi i PPE për të ndihmuar në përmirësimin e standardeve zgjedhore dhe për të garantuar një proces sa më transparent dhe demokratik.

Takimi, sipas Berishës, u zhvillua në një atmosferë konstruktive dhe miqësore, duke riafirmuar lidhjet e forta mes Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Partisë Popullore Europiane.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button