Lajme

Berisha: Subvencionet për fermerët do të rriten nga 32 milionë në 230 milionë euro!

Lideri i opozitës, Sali Berisha, gjatë një takimi në Dimal ka paraqitur programin e PD – ASHM për fermerët, duke premtuar një rritje drastike të subvencioneve për ta. “Subvencionet për fermerët do të rriten nga 32 milionë euro në 230 milionë euro. Ky do të jetë zotimi solemn ynë për ju”, tha Berisha, duke theksuar angazhimin e PD për të përmirësuar mirëqenien e fermerëve shqiptarë.

Berisha e cilësoi si të papranueshëm diskriminimin ndaj fermerëve shqiptarë, duke e krahasuar situatën e tyre me vendet fqinje, ku subvencionet janë shumë më të larta. Ai theksoi se, në Maqedoni, Kosovë, Mal të Zi dhe Serbi, fermerët marrin deri pesë herë më shumë subvencione se ata në Shqipëri, duke i quajtur këto praktika një ndëshkim për fermerët shqiptarë.

Programi i PD – ASHM synon të kthejë paratë e taksave që fermerët paguajnë, duke rritur masat e subvencioneve dhe duke mbështetur çdo fidan, kokë bagëti dhe njësi prodhimi. Sipas Berishës, me këtë program do të krijohet një mundësi reale për fermerët që të konkurrojnë me ata në rajon dhe të përmirësojnë jetesën e tyre.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button