KryesoreLajme
Kryesore

Berisha ‘shpërthen’: Rama, kriminel dhe hajdut votash! Nuk do të qëndrojë gjatë në atë karrige!

Nga megafoni ku mbajti fjalimin e tij pak pasi zbriti në shesh nga kthimi prej Brukselit, Sali Berisha u tha protestuesve opozitarë besnikë të tij, se mori mbështetjen në takimin e forumit të djathtë.

Por gjatë fjalimit të tij iu desh jo vetëm që në disa raste të bënte pauza për të pirë ujë, por edhe të rikujtonte emra dhe tituj institucionesh për shkak të ‘demencës politike’.

Berisha tha se do luftonin deri në fund për votën e lirë dhe do e denonconin vjedhjen e saj nga narkoshteti i ramës.

Kreu i PD-së u shpreh se Rama i priti liderët e Europës sot në Tiranë si një hajdu votash dhe Toto Rina. Ai i garantoi mbështetësit se Rama nuk do qëndronte kurrë si hajdut votash në karrigen e kryeministrit, teksa do informoheshin të gjitha kancelaritë ndërkombëtare.

Fjala e Sali Berishës:

“Karrigia e Ramës qëndron mbi krimin monstruoz të grabitjes dhe plaçkitjes së votës së shqiptarëve. Forumi i IDU-së denoncuam bandat e rrezikshme të vjedhjes së votës me kandidatët e krimit me në krye Ramën, vazhdon me Sara Milen, me Hoxhën, ministrin e krimit, Taulant Ballën dhe dhjetëra kandidatë të tjerë të botës së krimit. U njoh dhe u denoncua botërisht përdorimi i qindra e qindra miliona eurove për të blerë vullnetin e popullit shqiptar, falja e 200 milionë eurove të gjobave, 7 milionë dhuratat, gjysmë miliardi koncesione e investime.

Ishin masakra më e madhe e rënia e perdes së hekurit në ballkan dhe rajon. Ju garantoj dhe perëshdnes se Rama nuk qëndrojë kurrë në atë karrige me vota të vjedhura, zgjedhje krimi e korrupsioni, por do marrë përgjigjen që meriton dhe merr çdo diktator (ndërpret fjalën për të pirë ujë).

Rezoluta e dhjetorit i sanksiononte i bashkimit Demokrat Ndërkombëtar, ajo e tetorit e Internacionales së Qendrës Demokratike, e nëntorit e PPE-ve dhe mënyrë përfundimtare i groposte rezoluta e Valencias, një javë para zgjedhjeve. Rama dëshmoi se është kriminel dhe monstër ndaj vullnetit të lirë të shqiptarëve. Ju garantoj se çdo ditë në këtë betejë do arrijmë qëllimet tona.

Kjo betejë do zhvillohet në çdo zyrë e parlament europian, për të luftuar për votën e lirë, ku do denoncohet vjedhja e votës. Rama nuk ka të ardhme dhe do përfundojë aty ku kanë përfunduar armiqtë e votës së lirë. Rama i priti liderët europian si kriminel, si Toto Rino, si hajdut votash. Kjo shënon masakrën më të madhe e të turpshme të vjedhjes së votës”.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button