Lajme

Berisha shpërthen ndaj qeverisë: “Çdo orë dalin fakte shkatërrimtare për farsën elektorale të 11 majit”

Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka dalë në një konferencë për shtyp ku ka akuzuar ashpër qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për manipulim masiv të zgjedhjeve të 11 majit, të cilat ai i cilësoi si një “farsë elektorale e organizuar nga Toto Rina i Tiranës”.

“Çdo orë që kalon, nxjerr fakte, dokumente shkatërrimtare për farsën elektorale të 11 majit,” deklaroi Berisha. Ai vlerësoi komisionerët, numëruesit dhe vëzhguesit e opozitës për punën e tyre në kushte që i përshkroi si “terrorizëm shtetëror”, duke i ftuar që të vazhdojnë deri në fund në mbrojtje të votës së qytetarëve.

“Ne jemi të detyruar, ligjërisht dhe me kushtetutë, të mbrojmë çdo votë të hedhur nga qytetarët shqiptarë,” u shpreh ai, duke theksuar se kjo është mënyra më e mirë për të demaskuar farsën që, sipas tij, ka përfshirë të gjithë vendin.

Në përfundim, Berisha bëri të ditur se Partia Demokratike dhe opozita janë në përgatitje të një “lufte të fuqishme për mbrojtjen e të drejtës së votës së shqiptarëve”.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button