Lajme

Berisha publikon vendimin e gjykatës greke: Irena Gjoka e dënuar për falsifikim, akuza të rënda ndaj reformës në drejtësi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar sot një vendim të Gjykatës së Janinës, ku pretendohet se gjyqtarja Irena Gjoka është dënuar me tre muaj burg dhe një gjobë për falsifikim pasaporte dhe vize. Sipas Berishës, ky vendim është mbajtur i fshehtë me ndërhyrje nga Departamenti Amerikan i Shtetit, me qëllim mbrojtjen e imazhit të reformës në drejtësi.

Në një deklaratë për mediat, Berisha sulmoi ashpër drejtësinë shqiptare dhe administratën amerikane:

“Pra, kjo Irena me 5 mbiemra, me 5 fytyra, po asnjë njerëzore, kjo vesh togën e zezë të kryegjykatës së Tiranës për të mbuluar dënimin e saj penal, për të mbuluar falsifikimet e saj. Kjo është Gjykata Speciale e Tiranës,” – deklaroi Berisha.

Ai falënderoi autoritetet greke për publikimin e vendimit, ndërsa akuzoi Departamentin e Shtetit për përpjekje për të mbajtur çështjen të fshehur:
“Dua të falënderoj autoritetet greke… por dua të dënoj ndërhyrjen nga administrata Biden që ky dokument të mos shihte dritën e diellit. Ata kishin hallin e Sali Berishës dhe jo të reformës në drejtësi. Turp e mafie.”

Berisha paralajmëroi se pas zgjedhjeve do të ketë përballje me drejtësinë për të gjithë ata që, sipas tij, kanë fshehur krime në sistem:
“Reforma do t’i nxjerrë të gjithë ata që fshehin krime në sistemin e drejtësisë.”

PD ende nuk ka dhënë prova të reja për pretendimet, ndërsa nga autoritetet greke dhe amerikane nuk ka ende reagim zyrtar.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button