Lajme

Berisha prezanton programin e PD–ASHM për bujqësinë dhe mbështetje për fermerët në Dimal

Gjatë një takimi në Dimal, lideri i opozitës, Sali Berisha, paraqiti programin e Partisë Demokratike dhe Aleancës për Shpresë dhe Mirëqenie (PD–ASHM) për bujqësinë, duke premtuar mbështetje të madhe për fermerët dhe zhvillimin e fshatrave. Në këtë program, Berisha premtoi se gjatë 100 ditëve të para të qeverisjes, asnjë pensionist në fshat nuk do të ketë pension nën 200 euro, duke përfshirë dhe pensionistët me pensione të pjesshme. Po ashtu, ai shpalli se çdo fermer do të përfitojë subvencione të drejtpërdrejta për çdo kokë bagëtie dhe sipërfaqe toke, duke e thjeshtuar dhe trajtuar mbështetje për çdo dynym.

Berisha bëri të qartë se Ballkani i Hapur do të anulohet menjëherë, dhe produktet vendase do të mbrohen nga importet që dëmtojnë fermerët shqiptarë. Ai gjithashtu theksoi se çmimet e grumbullimit do të rregullohen përmes bordeve të përbashkëta, dhe çdo fatura e papaguar do të mbulohet nga siguracioni.

Një tjetër pikë e rëndësishme e programit ishte ndalimi i importit të pesticideve të ndaluara në BE, që do të cilësohen si krim i rëndë dhe do të ndëshkohen ashpër. Berisha u shpreh se ky program është i nevojshëm për të mbështetur fermerët dhe për të rritur prodhimin bujqësor në Shqipëri, duke u përpjekur të ndalojë keqpërdorimet dhe abuzimet në sektor.

Për më tepër, Berisha premtuar se TVSH-ja do të kthehet për fermerët dhe se çmimi i naftës do të ulet për të gjithë popullatën, me një plan për ta shitur atë me koston e saj, ndërsa importet e imputeve të padëshiruara do të ndalohen.

 

 

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button