KryesoreLajme
Kryesore

Berisha: Pasaporta e Ramës, mashtrim si djegësi i Tiranës!

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e akuzoi kryeministrin Edi Rama se me premtimin për pasaportën evropiane, kërkon të heqë vëmendjen nga dështimet e tij 12 vjeçare në qeverisje.

‘Pasaporta europiane e Ramës mashtrim, si djegësi i Tiranës! Kërkon të heqë vëmendjen nga dështimet e 12 viteve, duke fol për zhapikë e hardhuca’, theksoi Berisha gjatë fjalës së tij në takimin me fermerët në Elbasan. Berisha: A mund të imagjinoni ju pak. Ka qeverisur 12 vjet. Se çfarë ka bërë 12 vite, dhe as nuk thotë se çfarë do të bëjë 4 vite.

Ma jepni, thotë, votën, që t’u jap pasaportë europiane. E dini si është pasaporta e tij europiane? Si djegësi i Tiranës.

A ju kujtohet ju, kur dilte e thoshte: po bëjmë një revolucion të madh, shpalli emergjencë ndërkombëtare të plehrave, këto e këto. Ku është djegësi i Tiranës? Kurrëkund!

A e mbani mend, se si festoi dy herë, edhe në 2018, edhe në 2016 çeljen e negociatave? Shpërndau dekorata ambasadorëve, komisionerëve, hapi shampanjë, fishekzjarre.

Vetëm mashtrime, mashtrime.

Do ta transformojë në një parodi fushatën elektorale. Jo këneta, zhapikë, hardhucat.

Tani, për të treguar konceptet e tij sorosiane për familjen, mos e merrni parasysh.

Ky njeri solli në Shqipëri, dhe futi në kopshte dhe në shkolla fillore librat dhe konceptin e Prindit 1 dhe Prindit 2, e cila për hir të së vërtetës nuk është parashikuar në manifetin e partisë komuniste. Jo! Është parashikuar në manifestin e Xhorxh Sorosit. Është post-marksizëm, Prindi 1 dhe Prindi 2.

Tani, në vazhdim të këtyre dokrrave, ça ndodh me burrat po të ikin gratë? Çfarë ndodh me gratë po të ikin burrat?

Me një fjalë, do ta bëjë qesharake familjen.

Mendon se, në këtë mënyrë do mund të krijojë elektorat. Në fakt, nuk ka asnjë qëllim tjetër, vetëm të heqë vëmendjen nga dështimet e tij, të heqë vëmendjen nga mashtrimet e tij, të heqë vëmendjen nga vjedhjet e tij.

Po unë kam bindjen më të madhe se, çdo grua, çdo nënë, çdo prind, familjen e ka të shenjtë dhe se nuk mund të pajtohet kurrë me këtë mjerim të skajshëm, me këto vjedhje të papërmbajtura, me këto mashtrime të paskrupullta.

Ndaj, ju bëj thirrje me këtë program të trokisni në çdo derë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button