Lajme

Berisha pas mitingut përmbyllës: Të bashkuar më shumë se kurrë, më 11 maj hapim një kapitull të ri

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas mitingut përmbyllës elektoral të mbajtur mbrëmjen e djeshme, duke e cilësuar atë si një “takim madhështor” dhe një dëshmi të bashkimit të demokratëve.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha shprehu mirënjohjen për pjesëmarrjen masive të qytetarëve, duke theksuar se rrugëtimi i tij politik ka qenë i vështirë, por gjithmonë i mbështetur në shpresë dhe besim.

“Sot jemi më të bashkuar se kurrë”, u shpreh ai, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që më 11 maj të dalin në votime për të hapur një “kapitull të ri” drejt, siç e quajti ai, një “Shqipërie Madhështore”.

Ky mesazh vjen në prag të zgjedhjeve të 11 majit, ku Partia Demokratike synon të rikthehet në pushtet me një platformë të re politike.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button