KryesoreLajme
Kryesore

Berisha nga Kombinati: 30 mijë euro grant për çiftet e reja, taksa më të ulëta dhe investime për një Shqipëri Madhështore

Kryetari i opozitës shqiptare deklaroi nga kombinati se “çiftet e reja do marrin grante 30 mijë euro për të përballuar kredinë”.

“Ne do krijojmë klimën më miqësore për biznesin, tërheqjen e investimeve të huaja, punësimi dhe rritja e rrogave janë qëllimet tona”, tha kreu demokrat. Berisha: Ne i garantojmë qytetarët se do e ndryshojmë Shqipërinë.

Se biznesi i vogël, siç ua kam deklaruar kudo ku i kam takuar, do ketë energjinë me 6 lekë.

Do ketë sipërfaqen publike me 120 lekë kundrejt 1500 lekë që i marrin sot.

Se tavani i vendosjes së TVSH do spostohet nga 100 në 180 lekë.

Se tavani i pagesës së tatim fitimit do spostohet nga 140 në 180 mijë euro.

Dhe se bashkia do ta ketë kufirin tek thana, nuk do mund të vendosë kurrë mbi 1 përqind të xhiros vjetore tarifa bashkiake. Në këtë mënyrë ne i japim një frymëmarrje të vërtetë biznesit të vogël.

Made in Albania, prodhimi në Shqipëri është motoja jonë, është krenaria jonë.

Ne do krijojmë klimën më miqësore për biznesin, tërheqjen e investimeve të huaja, punësimi dhe rritja e rrogave janë qëllimet tona.

U garantoj se energjia nga jugu në veri, në çdo çati shqiptare që dëshiron do ketë panelet fotovoltaike dhe brenda 3 viteve do likuidojë investimin e tyre dhe do e ketë energjinë gjithmonë falas. Dhe shteti do u blejë çdo tepricë prodhimi.

Shqipëri Madhështore pa rini nuk ka.

Ndaj dhe ne do vendosim bonuset për fëmijën e parë 70 euro.

Për fëmijën e dytë 60 euro.

Për fëmijën e tretë, shpenzimet totale nga lindja gjer 23 vjeç.

Do modernizojmë arsimin.

Mësuesin do e vendosim në piedestal.

Bursa e studentit do të jetë 200 euro. Mesatarja hiqet.

Do bëjmë gjithçka për shkollimin, për punësimin dhe strehimin e të rinjve.

Çiftet e reja do marrin grante 30 mijë euro për të përballuar kredinë.

Dhe në rast se familja e tyre bëhet me tre fëmijë, ai grant falet përgjithmonë.

Pra, krahas këtyre, Shqipëria do shndërrohet në epiqendër të teknologjisë së lartë.

Shqipëria do jetë një Shqipëri Madhështore dhe u siguroj ju se ky projekt është konkret, është 100 përqind i realizueshëm. Kërkon mbështetjen tuaj më 11 maj.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button