Lajme

Berisha në Laprakë: “Beteja jonë është kthimi i Shqipërisë në moshën e rinisë”

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim me banorët e Njësisë nr. 11 në Laprakë, ku theksoi se prioriteti i tij kryesor është rikthimi i Shqipërisë në “moshën e rinisë”. Ai premtoi mbështetje konkrete për të rinjtë dhe çiftet e reja, duke premtuar që qeveria do të paguajë një vit sigurime shoqërore për çdo të ri që punësohet në vend, si dhe një grant prej 30 mijë eurosh për çifte të reja.

Në fjalën e tij, Berisha akuzoi qeverinë aktuale për agresion ndaj familjes tradicionale dhe identitetit njerëzor, duke përmendur rastin e përdorimit të termave “Prindi 1” dhe “Prindi 2” në tekstet shkollore. Ai u zotua për mbrojtjen dhe forcimin e familjes shqiptare.

Ndër të tjera, Berisha u angazhua për ta kthyer Shqipërinë në një qendër rajonale të teknologjisë së lartë, duke promovuar përdorimin e inteligjencës artificiale, internetit të brezit të tretë dhe kriptomonedhave. Ai gjithashtu premtoi transformimin e vendit në një superfuqi energjetike, me instalimin e paneleve diellore në çdo çati shqiptare me mbështetje të drejtpërdrejtë nga qeveria.

Në përfundim të fjalës, Berisha i bëri thirrje qytetarëve që të angazhohen maksimalisht në dy javët e fundit të fushatës, duke e quajtur këtë periudhë “dy javët e jetës suaj”, në shërbim të Shqipërisë dhe demokracisë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button