KryesoreLajme
Kryesore

Berisha mbrojt Fredi Belerin dhe akuzon Ramën për arrestimin e padrejtë në Himarë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga takimi elektoral në Sarandë, mori përsëri në mbrojtjen aleatin e tij Fredi Beleri, ish i dënuar për korrupsion gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2023 në Himarë kur u zgjodh kryebashkiak nga qelia, teksa akuzoi kryeministrin Edi Rama se e arrestoi dhe burgosi padrejtësisht.

Por pati edhe një moment pikant gjatë fjalës, pasi teksa mendonte se eurodeputeti grek ishte i pranishëm, e kërkoi me zë dhe sy, por pa sukses.

Dhe teksa mësoi se nuk ishte, vijoi diskursin e tij politik në mbrojtje para qytetarëve të Sarandës dhe tha se kryeministri kishte hall që të grabiste tokat e Himarës, si trashëgimi e të parëve të tij, e me Belerin në Bashki nuk e realizonte dot, ndaj e arrestoi.

“A e patë çfarë ndodhi në Himarë? Beleri ku është, Beleri s’është këtu…! Ia mori mandatin Belerit në Himarë duke shkelur çdo ligj, çdo kushtetutë, zbatoi parimin se vendi i horrave është patriotizmi. Ku e gjete parimin që shkove e ia grabite mandatin atij? E burgosi pa ligj e prova. Se na qenka grek ky! Jo! Vetëm e vetëm se e dije se ato toka që kishe grabitur ti rreth e rrotull deri te manastiri, s’do të të linte kurrë t’i merrje, se të parët e ty kanë qenë më të varfrit e asaj zone, s’kanë pasur trashëgimi, 5 kokë dhi e dele, e ti e dije këtë”, tha Berisha mes të tjerash.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button