
Lideri i PD-së Sali Berisha deklaroi se lista e hapur e PD-së ishte me kandidatura të shkëlqyera. Sa i përket Ilir Metës, Berisha tha se atij i bëhet lufta më e egër që i është bërë njeriu ndonjëherë, nga armiku kryesor i votës së lirë, Edi Rama.
“Mendoj se lista e hapur e PD-së ka kandidatura të shkëlqyera dhe e them këtë me bindjen më të madhe. Ka vajza dhe djem, burra dhe gra me një CV ndër më të admirueshmet dhe ju nuk mund të më thoni një prej tyre, pse është dhe më thoni për cilin, që unë të ju përgjigjem.
Përsa i përket Ilir Metës atij i bëhet lufta më e egër që i është bërë njeriu ndonjëherë, nga armiku kryesor i votës së lirë, Edi Rama.
Si është kjo, mbaje në burg që të mos fitojë. Kjo dëshmon efektin e terrorit politik ndaj tij. Kjo është” tha Berisha.