KryesoreLajme
Kryesore

Berisha: Liri ekonomike përballë plaçkitjes – rikthejmë taksën e sheshtë 10%

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, prezantoi sot në selinë blu programin ekonomik të forcës që drejton, në kuadër të zgjedhjeve vendore të 11 majit. Në një konferencë për mediat, ai theksoi ndarjen ideologjike që, sipas tij, karakterizon këtë garë elektorale: “Dy filozofi përballen në këtë fushatë – liria ekonomike dhe ajo e kufizimit të saj”.

Berisha theksoi rikthimin e taksës së sheshtë prej 10% si një masë kyçe në programin e PD-së, duke premtuar se tatimi mbi pagat do të përgjysmohet nga niveli aktual prej 23%. “Në tre muajt e parë të qeverisjes sonë, pagat e gjithë rrogëtarëve shqiptarë do të rriten me 13%. Kjo është një rritje e paparë në 12 vite”, deklaroi ai.

Në paketën fiskale të prezantuar përfshihen edhe:

-Heqja e TVSH për biznesin e vogël deri në 180 mijë euro xhiro vjetore;

 

 

-Ulja e taksës së transferimit të pronës nga 15% në 2%;

-Taksa e ndikimit në infrastrukturë do të ulet nga 8% në 2%;

-Taksat lokale do të kufizohen në maksimumin 1% të xhiros, nga niveli aktual deri në 10%;

-Ulja e TVSH-së nga 20% në 15%, për ta kthyer në një nga më të ulëtat në Evropë.

Berisha u shpreh se qëllimi i kësaj filozofie është krijimi i një klime të favorshme për biznesin, nxitja e investimeve dhe rritja e menjëhershme e të ardhurave për qytetarët. Ai e mbylli fjalën me një thirrje për zgjedhësit: “Ftoj shqiptarët të bëjnë zgjedhjen e tyre mes plaçkitjes dhe lirisë ekonomike”.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button