KryesoreLajme
Kryesore

Berisha kërkon vigjilencë të shtuar nga numëruesit e vëzhguesit e PD: Kontestoni fletët e votimit me ngjyra të ndryshme dhe ndaloni numërimin

Sali Berisha u bën thirrje numëruesve dhe vëzhguesve të PD-ASHM, aty ku procesi i numërit të votave vazhdon ende, që të jenë më vigjelentë për çdo parregullësi, përfshirë tonalitetin ndryshe të ngjyrës së fletëve të votimit.

Mesazhi i Sali Berishës:

Mesazh per shperndatje urgjente tek çdo numerues dhe vezhgues i yni! Numeruesit tane ne Njesine administrative Nr 9 ne Tirane kane gjetur flet votimi me ngjyra te ndryshme nga njera tjetra. Çdo numerues dhe vezhgues i yni te shoh me shume vemendje dhe te evidentoj fletet e votimit me ngjyra te ndryshme nga njera tjetra, te nderpres menjeher numerimin dhe te njoftoj kandidatin ose drejtuesit tane. Pershendetje te perzemerta! Sali Berisha.
Mesazhi i kreut të Partisë Demokratike vjen pas rastit të Agron Shehajt me disa vota të Partisë Mundësia (në Njësinë 9 në Tiranë), të cilat u kontestuan përkohësisht pasi disa prej tyre kishin ngjyrë më të theksuar nga të tjerat.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button