Lajme

Berisha: Jam rikthyer si misionar, jo si politikan – Thirrje shqiptarëve të votojnë më 11 maj për “Shqipërinë Madhështore”

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaron se është rikthyer në politikë jo si një politikan, por si një misionar i përkushtuar për të luftuar për Shqipërinë dhe kombin shqiptar. Në një mesazh të publikuar në rrjetin social Facebook, ai thekson se për sa kohë Zoti i jep forcë dhe frymë, nuk do të ndalet në këtë mision.

“Kurrë nuk heshta! U ktheva jo si politikan, por si misionar! Për sa kohë të më japë Zoti forcë dhe frymë do luftoj për vendin dhe kombin tim!”, shkruan Berisha.

Ai u bën thirrje shqiptarëve që të bashkohen ditën e diel, më 11 maj, dhe të votojnë për ndryshimin, për të ndalur të keqen dhe për të realizuar, siç e quan ai, projektin e “Shqipërisë Madhështore”.

“Ftoj shqiptarët të ndalim të keqen. Ditën e diel të bashkohemi, të votojmë ndryshimin për të bërë ‘Shqipërinë Madhështore’,” përfundon Berisha në postimin e tij.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button