
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi një takim me banorët të degës numër 11 në Laprakë, ku firmosi edhe një pakt, duke u zotuar për legalizimin e banesave të tyre. Në fjalën e tij, lideri i opozitës u ndal te pikat kryesore të programit të opozitës, që do të zhdukë varfërinë ekstreme, ndërsa premtoi faljen e gjobave për bizneseve, me ardhjen e PD në pushtet. Duke komentuar fushatën banale, të kryeministrit, Berisha u shpreh se Rama po e ndjen fundin. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha firmosi një pakt me banorët e Laprakës, duke u zotuar për legalizimin e banesave të tyre dhe dëmshpërblim, për shtëpitë që janë prishur në këtë zonë. Marrëveshja u bë gjatë takimit që lideri demokrat zhvilloi më banorët e njësisë 11 në kryeqytet.
Kreu i Opozitës, renditi një sërë provash e faktesh që vërtetojnë se kryeministri Edi Rama, është pasuruar dhe jeton në luks, me paratë e shqiptarëve.
Ndërsa sulmoi nismën e qeverisë për paqen fiskale, duke e cilësuar si parajsë për botën e krimit, Berisha premtoi se gjobat që u janë vendosur bizneseve, do të anulohen, sapo Partia Demokratike të vijë në pushtet.
Lideri demokrat përshëndeti pjesëmarrjen e ministres kroate të kulturës Nina Obuljen e cila ishte e pranishme në takimin e opozitës, ndërsa ilustroi korrupsionin e qeverisë Rama, me shembullin e kostove të ndërtimit të rrugëve në Kroaci.
Berisha theksoi se kryeministri Edi Rama po e ndjen fundin e tij, më 11 maj.
Mbështetjen për fushatën e Partisë Demokratike dhe koalicionit opozitar, e dha edhe presidenti i urdhrit të Maltës, Giuseppe Madia.