Berisha: Fëmijët me autizëm, të liruar nga detyrimi për të paraqitur në kemp

Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka shpallur një vendim të rëndësishëm për fëmijët me diagnozë autizmi, duke njoftuar se ata do të përjashtohen nga detyrimi për t’u paraqitur çdo vit në KEMP. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, Berisha theksoi se një diagnozë e tillë nuk duhet të jetë një pengesë për fëmijët, duke i dhënë mundësinë për të ecur përpara, përfunduar shkollën dhe u integruar në shoqëri.
Ai theksoi se mbështetja e familjes, shkollës dhe komunitetit është jetike për arritjen e këtij qëllimi, dhe se ka një moment në të cilin fëmijët autik mund të festojnë normalitetin e tyre, duke iu afruar bashkëmoshatarëve.
“Natyrisht, një diagnozë e tillë përjashton plotësisht detyrimin për tu paraqitur çdo vit në KEMP, në vlerësimin tim. Po ashtu, me mbështetje nga familja, shkolla dhe komuniteti, këta fëmijë mund të përfundojnë shkollën dhe të sistemohen si të tjerët,” deklaroi Berisha.
Lideri opozitar gjithashtu shtoi se ka një moment kur është e nevojshme mbështetja e KEMP dhe ajo e familjes, por gjithashtu ka një periudhë kur fëmijët do të arrijnë të festojnë normalitetin e tyre në shoqëri, si bashkëmoshatarët.