KosovaLajme
Kryesore

Berisha: e-Albania, kurth korruptiv i Edi Ramës për grabitjen e pronave – premton rikthimin e zyrave shtetërore brenda 100 ditëve

Kryedemokrati Sali Berisha e ka cilësuar kurth të ngritur nga qeveria e Edi Ramës, e-Albania-n për të zvarritur dhe mos zgjidhur problemet e qytetarëve. Në konferencën me gazetarët, Berisha u shpreh se qëllimisht janë mbyllur zyrat shtetërore, e qytetarëve nuk u jepet zgjidhje për shërbimet që u garantohen me ligj. Sipas Berishës, kjo platformë po përdoret për të identifikuar problemet dhe më pas sekserët shtetërore u paraqiten për t’u kërkuar ryshfet. Berisha denoncoi grabitjen e tokave nga Rama dhe mbajtjen e dosjes në sirtar nga kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi. Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se platforma e–Albania është kthyer nga mazhoranca socialiste një kurth i tmerrshëm për qytetarët, të cilët nuk po marrin zgjidhjen e problemit të tyre me pronat. Pas turit të takimeve në jug të vendit, Berisha u shpreh se brenda 100 ditëve të para të qeverisjes së Aleancës për Shqipërinë Madhështore në çdo rreth do kthehen të gjitha zyrat siç kanë qenë në vitin 2013.

E-Albania, kurthi më i keq i kohërave i Edi Ramës. E kam quajtur telefoni i prishur. Jo, në jug zbulova një gjë tjetër. Jo, ai ishte kurthi i gjobave. Çfarë ndodhte? Aplikonte banori nga jugu për të marrë dokumentet e tokës në e-Albania. Dy muaj heshtje mortore, pas dy muajsh, pasi bëhej një lojë e tmerrshme psikologjike me pronarin e tokës, i vinte sekseri.

I thoshte ke aplikuar aty, atëher për një dynym tokë duhet të japësh 5 mijë euro. Për dynymin tjetër 5 mijë euro e më shumë. Dhe njëlloj si Lubi Balluku që i ndan rrugët me lote, e-Albania ua ndante me dynym dokumentet e pronësisë së tokës, pronarëve të tokave në jug. Por premtimet e mia ishin të qarta se kjo merr fund 100 ditët e para. Në çdo rreth do kthehen të gjitha zyrat siç kanë qenë në vitin 2013. Të gjitha shërbimet pa përjashtim.

Berisha denoncoi grabitjen e tokave nga Rama dhe mbajtjen e dosjes në sirtar nga kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi.

“Dosja ka tre vjet që mbahet në sirtar nga Sadushi. Nuk e nxjerr dot. Po dosja do dalë se nuk vidhet aty. Ata e dinin të gjithë që është vjedhje. Nga Borshi gjer në Gjorm, e kishin shumë të qartë se është vjedhje”

Lideri i opozitës akuzoi kreun e qeverisë për gjuhën e përdorur në fushatë, si dhe theksoi se gratë dhe vajzat shqiptare do e ndëshkojnë me votë keqqeverisjen e tij.

Berisha dënoi presionin që qeveria po iu bën punonjësve të administratës për të dalë në takimet elektorale të Edi Ramës.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button