Lajme

Berisha akuzon kryebashkiaken e Durrësit: “Sako, Gjushi me fustan, asfalt për votë në Shënavlash”

Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryetares së Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, duke e cilësuar atë si “Gjushi me fustan” dhe duke e denoncuar për krim elektoral.
Në një reagim në Facebook, Berisha shprehet se Sako ka nisur asfaltimin elektoral në Shënavlash të Durrësit, në kundërshtim të hapur me ligjin, me qëllim blerjen e votave për zgjedhjet e 11 majit.

Berisha thekson se përdorimi i fondeve publike për qëllime elektorale përbën një shkelje të rëndë ligjore dhe paralajmëron se pas zgjedhjeve, Sako dhe bashkëpunëtorët e saj do të mbajnë përgjegjësi ligjore, njësoj si ish-zyrtarë të tjerë të denoncuar për terror elektoral.

Në postimin e tij, ai dënon ashpër veprimet e kryebashkiakes dhe publikon një video të dërguar nga një qytetar dixhital, i cili denoncon asfaltimin në Shënavlash duke shtuar:
“Po bëjnë çdo gjë për të fituar, por këtë herë do të humbin si kurrë më parë. Rroftë Partia Demokratike!”

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button