Lajme

Berat, tre persona arrestohen për eksportim të domateve me pesticide të larta drejt Kroacisë

Policia e Shtetit ka njoftuar arrestimin e tre personave në qytetin e Beratit, pas një operacioni të zhvilluar me urdhër të Prokurorisë, lidhur me eksportimin e perimeve të kontaminuara me pesticide drejt Kroacisë.

Autoritetet kroate bllokuan dhe më pas asgjësuan rreth 8 tonë domate nga Shqipëria, pasi analizat treguan prezencë të lartë të preparatit “Chlorfenapyr”.

Në pranga është vënë administratori i subjektit që prodhoi dhe eksportoi domatet, M. Q., 40 vjeç, banues në Kuçovë, i cili përdorte edhe fatura fiktive për të shmangur përgjegjësinë ligjore.

Po ashtu, janë arrestuar dy inspektorë të AKU Berat, R. L., 27 vjeç, dhe G. L., 25 vjeçe, pasi gjatë kontrolleve në këtë subjekt kanë plotësuar praktikat në mënyrë fiktive, duke mos marrë mostra nga domatet dhe duke e lejuar përdorimin e faturave të rreme.

Policia sqaron se gjatë kontrollit në magazinën e shtetasit M. Q. janë sekuestruar perime të ndryshme dhe janë marrë mostra për analiza të mëtejshme, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit për veprime të mëtejshme.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button