Lajme

Berat – Berisha prezanton programin “PD-Shqipëria Madhështore” në bashkëbisedim me fermerët e Dimalit

Në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit, Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, do të zhvillojë nesër një bashkëbisedim me fermerët në qytetin e Dimalit, në qarkun e Beratit.

Takimi do të mbahet në ora 11:00, ku Berisha do të prezantojë edhe programin politik dhe ekonomik të Partisë Demokratike, të titulluar “PD – Shqipëria Madhështore”.

Ky aktivitet është pjesë e turit elektoral të opozitës, me fokus në zhvillimin e bujqësisë dhe fuqizimin ekonomik të zonave rurale. Programi që do të paraqitet synon të ofrojë zgjidhje konkrete për problemet e fermerëve dhe të rrisë mbështetjen për ta nëpërmjet politikave të reja buxhetore dhe subvencioneve.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button