KryesoreLajme
Kryesore

Belind Këlliçi në Qendër Vilëz: Varfëria dhe mungesa e energjisë, dëshmi e dështimit të qeverisë Rama

Drejtuesi politik i PD-së për Qarkun Tiranë, Belind Këlliçi ka zhvilluar një takim elektoral me banorët e qendër Vilëz, ku është njohur me problematikat e rënda të kësaj zone të harruar nga narko-qeveria e Edi Ramës.

‘Në qendër Vilëz, aty ku energjia elektrike mungon, varfëria është ulur këmbëkryq, rruga nuk mbaron kurrë…! Qytetarët nuk kanë nevojë për tallava politike, fjalor të pistë apo tundje pasaportash’, shkruan Këlliçi në Facebook. Postimi i plotë:

Në qendër Vilëz, aty ku energjia elektrike mungon, varfëria është ulur këmbëkryq, rruga nuk mbaron kurrë…!

Qytetarët nuk kanë nevojë për tallava politike, fjalor të pistë apo tundje pasaportash.

Qytetarët kanë nevojë për minimumin jetik, për përcaktimin e pagës minimale, për ndihmë konkrete në infrastrukturë, për rrugë, ujë e drita.

PD-ASHM është sot e vetmja alternativë me program të qartë, konkret dhe të realizueshëm për një Shqipëri dinjitoze, edhe në periferi.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button