Lajme

Belind Këlliçi në Njësinë Nr. 9: “Më 11 maj, votoni Nr. 1 për shembjen e murit të korrupsionit”

Drejtuesi politik i qarkut të Tiranës dhe njëherazi kandidati i Partisë Demokratike për deputet, Belind Këlliçi, zhvilloi një sërë takimesh me banorët e Njësisë nr. 9 në Tiranë, ku u prit nga qytetarë të të gjitha moshave e profesioneve. Në qendër të bisedave ishte dëshira për ndryshim dhe pakënaqësia me qeverinë aktuale.

Këlliçi theksoi se “ndryshimi fillon me largimin e kësaj qeverie” dhe se Partia Demokratike është e përgatitur të zbatojë reformat e nevojshme për vendin. Ai prezantoi Paketën e Emergjencës, e cila përfshin vendosjen e një minimumi jetik prej 200 euro, rritjen e pagës minimale në 500 euro dhe të pagës mesatare në 1200 euro.

“Jemi në javën e fundit të fushatës. Çdo zë ka rëndësi, ndaj ju ftoj të përhapni mesazhin e shpresës dhe ndryshimit tek çdo mik e të njohur,” tha Këlliçi në përfundim të takimeve, duke shtuar: “Më 11 maj, votoni Nr. 1 – për shembjen e murit të korrupsionit dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët!”

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button