Lajme

Belind Këlliçi denoncon Arlind Papën: Kërcënon diasporën gjatë votimeve

Drejtuesi politik i qarkut të Tiranës dhe kandidat për deputet, Belind Këlliçi, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale ndaj Arlind Papës, drejtor i Shërbimeve në Bashkinë Vorë, duke e akuzuar për kërcënime ndaj qytetarëve të diasporës shqiptare gjatë procesit zgjedhor.

Këlliçi i ka bërë thirrje Papës që të tërhiqet nga këto veprime, duke theksuar se as mbështetja e familjarëve të tij, si daja Gëzim dhe kunati strategjik Hekuran Brahimaj, nuk do të mund ta shpëtojë nga përgjegjësia.

Në reagimin e tij, Këlliçi kërkon nga Prokuroria e Posaçme sekuestrimin urgjent të telefonit të Arlind Papës, duke e konsideruar ndryshe Task Forcën e Zgjedhjeve si një “makiazh” për të fshehur korrupsionin e qeverisë.

Ai ka publikuar gjithashtu një denoncim të ardhur nga një punonjës digjital i Bashkisë Vorë, sipas të cilit Arlind Papa i ka kërkuar anëtarëve të diasporës të hapin kamerat gjatë votimit, duke ushtruar presion të paligjshëm mbi votuesit.

Postimi i plotë i Belind Këlliçit:

“Thirrje publike për ty Arlind Papa, që të tërhiqesh nga kërcënimi që po i bën diasporës dhe ta kesh të qartë se nuk të shpëton dot as daja Gëzim dhe as kunati strategjik i dajës, ish-kryetari i bashkisë Vorë Hekuran Brahimaj.
Prokuroria e Posaçme duhet të sekuestrojë urgjentisht telefonin e këtij individi, ose Task Forca e zgjedhjeve është thjesht një makiazh për narko-qeverinë e Edi Ramës!
Më poshtë denoncimi i mbërritur nga një punonjës digjital i Bashkisë Vorë:
‘Belind, të informoj se Arlind Papa, drejtor i Shërbimeve në Bashkinë Vorë, merr diasporën në telefon dhe kujt i shkon zarfi, i thotë të hapë kamerën kur voton. Anonim të lutem.'”

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button