Belgji: Mungesa e vendeve në burgje, disa të burgosur mund të dërgohen në Kosovë

Burgjet në Belgjikë po përballen me kapacitete të tejmbushura, me mungesë të rreth 2,000 vendeve, dhe qeveria belge po shqyrton mundësinë e dërgimit të disa të burgosurve në Kosovë.
Sipas agjencisë belge të lajmeve, Belga, autoritetet po mendojnë ose të marrin me qira burgje në Kosovë, ose të ndërtojnë një institucion të ri për të vendosur aty persona të dënuar apo individë pa leje qëndrimi. Kjo nismë pasqyron modelin e marrëveshjes së mëparshme Danimarkë-Kosovë.
Ministrja belge e Drejtësisë, Annelies Verlinden, dhe ministrja e Migracionit, Anneleen Van Bossuyt, zhvilluan së fundi udhëtime në Kosovë për të diskutuar detajet e bashkëpunimit.
Burgjet e mbushura në Belgjikë kanë qenë një problem i vazhdueshëm, sidomos pas hyrjes në fuqi këtë verë të një ligji të ri, i cili kërkon që dënimet me burg të argumentohen qartë dhe me saktësi.
Mungesa e vendeve në institucionet penitenciare belgje u vu në pah që nga viti 2014, kur vendi u dënua nga Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut për kushtet jodinjitoze në burgje. Qeveria belge po përballet vazhdimisht me kritika nga Këshilli i Europës lidhur me këtë problem.
Kosova, nga ana e saj, shikon këtë bashkëpunim si një mundësi për të forcuar marrëdhëniet me BE-në dhe për të nxitur procesin e saj të afrimit si vend kandidat për antarësim.



