Kosova
Bekë Berisha me ironi për bllokadën politike: “Kur të bëhet hera e 100-të, të kallëzoj”

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha, është prononcuar shkurt para gazetarëve, pak minuta para nisjes së seancës së radhës konstituive të Kuvendit.
I pyetur nga mediat nëse ka ndonjë ndryshim në situatën e krijuar, Berisha reagoi me ironi duke thënë:
“Kur të bëhet hera e 100-të, të kallëzoj.”
Deklarata e tij i referohet tentimeve të njëpasnjëshme për konstituimin e Kuvendit, që deri më tani kanë dështuar për shkak të mungesës së konsensusit ndërmjet partive politike.