Lajme

BE rrit trysninë ndaj Putinit për paqe në Ukrainë – Ursula von der Leyen: “Do të ketë sanksione të reja”

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar nga Tirana se Bashkimi Europian do të intensifikojë presionin ndaj presidentit rus Vladimir Putin, me qëllim që ta detyrojë atë të pranojë paqen në Ukrainë.

Komentet e saj u bënë gjatë mbledhjes së Komunitetit Politik Europian që po zhvillohet në kryeqytetin shqiptar, ku marrin pjesë liderë të shumtë nga vendet e BE-së.

“Është e qartë se Putin nuk është i interesuar për paqen. Ai bëri thirrje për armëpushim më 9 maj, por nuk e zbatoi. Ukraina kërkoi një armëpushim të mbështetur nga SHBA dhe BE, por Putin e refuzoi. Më pas propozoi bisedime në Turqi, Zelensky ra dakord, por Putin nuk u paraqit,” u shpreh Von der Leyen.

Ajo njoftoi se BE po përgatit një paketë të re sanksionesh që do të godasin sektorin financiar rus dhe projektet energjetike si Nord Stream 1 dhe Nord Stream 2. Po ashtu, do të ulet tavanit i çmimit të naftës së eksportuar nga Rusia.

“Ne duam paqe dhe do të ushtrojmë trysni derisa Putini ta bëjë këtë gjë”, përfundoi Presidentja e Komisionit Europian.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button