KryesoreLajme

Basha: Trajnerët e palestrës, promotorët e rinisë dhe angazhimi për sportin dhe arsimin

Në postimin e tij në rrjetet sociale, Basha shprehet se trajneri i palestrës është një nga promotorët e palodhur të brezit të ri, i cili, sipas tij, kontribuon në ndërtimin e karakterit, disiplinës dhe shpirtit të garës te të rinjtë shqiptarë.
Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka vizituar ditën e sotme një palestër në kryqytet, ku ka vlerësuar punën dhe përkushtimin e të rinjve që stërviten aty, si dhe ka theksuar rëndësinë e mbështetjes institucionale ndaj sportit dhe arsimit.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, Basha shprehet se trajneri i palestrës është një nga promotorët e palodhur të brezit të ri, i cili, sipas tij, kontribuon në ndërtimin e karakterit, disiplinës dhe shpirtit të garës te të rinjtë shqiptarë.

Ai ka renditur disa nga angazhimet kyçe të programit të Koalicionit Euroatlantik për të mbështetur sportin. Rinia shqiptare ka të drejtë të ndërtojë jetën dhe të realizojë ëndrrat e saj këtu, jo të detyrohet të largohet. Programi parashikon: Ndërtimin e terreneve të reja sportive; Rritje të mbështetjes financiare për sportin, punësimin e 1500 trajnerëve të rinj në shkolla, rritje me 60% të pagave të mësuesve, shkolla me orar të plotë, nga ora 08:00 deri në 16:00, sigurimin e drekës për nxënësit në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme, kurse të dedikuara në teknologji, gjuhë të huaja, arte dhe sporte, angazhimin e 7500 specialistëve për këto aktivitete’, tha Basha.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button