KryesoreLajme
Kryesore

Bardhi akuzon Peleshin për sulme të organizuara ndaj kandidatëve të PD-së në Korçë

Bardhi, në reagimin e tij, akuzon Peleshin për një skemë të pastër sulmi dhe i bën thirrje Prokurorisë së Korçës të ndërpresë në këtë gjendje flagrante intimidimi. Nga ana tjetër, ai thekson se Peleshi po sulmon familjarët e kandidatëve të PD-së në Korçë.
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar ditën e sotme lidhur me ngjarjen ku kandidati i listës së mbyllur në qarkun e Korçës, Bledjon Nallbati, është përfshirë në një konflikt me një shofer kamioni.

Nga pamjet e publikuara dukej që deputeti ka ushtruar dhunë ndaj qytetarit. Bardhi, në reagimin e tij, akuzon Peleshin për një skemë të pastër sulmi dhe i bën thirrje Prokurorisë së Korçës të ndërpresë në këtë gjendje flagrante intimidimi. Nga ana tjetër, ai thekson se Peleshi po sulmon familjarët e kandidatëve të PD-së në Korçë.

Statusi i Bardhit:

Niko Peleshi bën gabim të rëndë kur i jep vetes autoritetin për të qenë në krye të një skeme të pastër të sulmit ndaj kundërshtarit politik dhe rikthimit të “luftës së klasave”. E siguroj shokun Niko se i ka bërë llogaritë gabim, kur urdhëron si skuth sulmin e familjarëve të kandidatëve të Partisë Demokratike.
Policia e Shtetit kryen krim kur i nënshtrohet urdhrave arbitrarë që privojnë lirinë e shtetasve pa asnjë shkak të ligjshëm, vetëm për kalkulime politike dhe sulme personale.
I bëj thirrje Prokurorisë së Korçës që të ndërhyjë menjëherë dhe të ndërpresë këtë gjendje flagrante paligjshmërie, që synon të intimidojë kandidatët për deputetë të opozitës.
Forca Bledjon Nallbati, edhe 7 ditë, as mos u ndal dhe as mos iu nënshtro presioneve kriminale të një bande që ka humbur çdo arsye, çdo kufi.
Fundi gjithmonë vjen në këtë formë! Tërbohesh kur kujton se ke shumë llogari të hapura me drejtësinë, që nisin me vjedhjen e hekurit në uzinat në Berat e deri tek batërdia me pronat e ushtrisë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button