Lajme

Bardh Spahia: Më 11 maj, Shkodra do të udhëheqë fitoren e Partisë Demokratike

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Shkodrës, Bardh Spahia, ka deklaruar se më 11 maj qyteti i Shkodrës do të jetë në krye të fitores që, sipas tij, e pret i gjithë populli shqiptar. Gjatë një takimi me banorët e Postribës, Spahia i ftoi ata të mbështesin masivisht Partinë Demokratike dhe programin e saj, që sipas tij, adreson problemet e grumbulluara ndër vite nga keqqeverisja 12-vjeçare.

“Asgjë nuk do t’i ndalë qytetarët të rrëzojnë me votë këtë qeveri, përtej përdorimit të parave dhe bandave për të intimiduar votuesit,” u shpreh Spahia, duke akuzuar mazhorancën për përpjekje për të ndikuar procesin zgjedhor.

Në fjalën e tij, kandidati demokrat theksoi rëndësinë e zgjedhjeve të 11 majit si një mundësi për të vendosur një qeverisje të re, të ndershme dhe të shkëputur nga krimi dhe korrupsioni.

“Ne kemi një mision tjetër këtë herë – t’i japim vendit një qeveri të denjë, në shërbim të qytetarëve dhe jo të interesave të ngushta,” tha ai, duke ftuar qytetarët të votojnë masivisht për Partinë Demokratike dhe kandidatin me numrin 1 në fletëvotim.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button