Barcelona regjistron Rashfordin dhe Joan Garcian për sezonin e ri

Barcelona ka marrë më në fund lajme pozitive përpara nisjes së sezonit të ri në La Liga. Klubi katalanas ka arritur të regjistrojë dy nga përforcimet më të rëndësishme të merkatos verore: sulmuesin anglez Marcus Rashford dhe portierin Joan Garcia.
Pas javësh pasigurie dhe negociatash të gjata me La Ligën për shkak të kufizimeve financiare, drejtuesit e Barcelonës kanë siguruar hapësirën e nevojshme në buxhet për t’i futur zyrtarisht të dy lojtarët në listën e regjistrimeve.
Ky zhvillim shihet si një hap vendimtar për trajnerin Hansi Flick, i cili tashmë do të ketë një skuadër më të kompletuar në prag të sfidave vendimtare të sezonit.
Rashford pritet të sjellë shpejtësi, kualitet dhe kreativitet në repartin ofensiv, ndërsa Garcia konsiderohet si një investim afatgjatë për portën blaugrana.