Sport

Barcelona nis sezonin e ri kundër Mallorcas, përballë edhe Vedat Muriqin

Barcelona do ta hapë sot sezonin 2025/26 të La Ligas, duke nisur njëkohësisht edhe mbrojtjen e titullit kampion.

Pas një edicioni fantastik dhe pothuajse pa konkurrencë, katalanasit synojnë të përsërisin suksesin edhe këtë vit. Sfida e parë e sezonit i vendos përballë skuadrës ishullore, Mallorcës, ku luan sulmuesi kosovar Vedat Muriqi.

Prizrenasi njihet për aftësinë e tij për të shënuar gola ndaj Barcelonës, pasi në të kaluarën e ka tundur dy herë rrjetën e “blaugranave”.

Ndeshja do të luhet sonte me fillim nga ora 19:30.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button