Sport

Barcelona kërkon të huazojë Hector Fort për të lehtësuar regjistrimet e lojtarëve

 

Barcelona po punon për të finalizuar disa largime para mbylljes së afatit kalimtar, për të lehtësuar regjistrimin e lojtarëve të rinj këtë verë, pasi Gerard Martin, Roony Bardghji dhe Wojciech Szczesny nuk janë ende të regjistruar.

Njëri nga futbollistët që pritet të largohet është mbrojtësi i djathtë, Hector Fort. 19-vjeçari, që mund të luajë edhe në të majtë, pas një sezoni premtues nën drejtimin e Xavi Hernandez, ka humbur hapësirën nën urdhrat e Hansi Flick. Eric Garcia konsiderohet alternativa kryesore pas Jules Kounde, duke e lënë Fort në plan të dytë.

West Ham United ka paraqitur ofertë për Fort, i cili është i hapur për një kalim në Premier League, duke kërkuar një huazim pa opsion blerjeje. Talenti i Barcelonës dëshiron të zhvillohet më tej dhe të rikthehet te Barcelona sezonin e ardhshëm.

Përveç West Ham-it, interes për të ka shfaqur edhe Mallorca, ndërsa Everton dhe Como kanë pyetur gjithashtu për situatën e tij. Të premten, Fort nuk mori pjesë në stërvitje, pasi kishte marrë leje për të negociuar largimin.

Sezoni i kaluar pati shenja premtuese për Fortin, por nën drejtimin e Flick ai luajti vetëm 638 minuta dhe shfaqi frustrim në fushë, duke bërë që trajneri ta qortonte hapur. Një huazim shihet tani si mundësi e mirë për zhvillimin e tij.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button