Sport

Barcelona dhe Villarreal, përballje historike në SHBA

Barcelona dhe Villarreal do të bëjnë histori këtë sezon, pasi do të zhvillojnë ndeshjen e parë të La Ligës që luhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) ka miratuar planin e La Ligës për ta zhvendosur sfidën e 21 dhjetorit nga stadiumi “Estadio de la Cerámica” në Villarreal, drejt “Hard Rock Stadium” në Miami, Florida – shtëpia e ekipit amerikan të futbollit Miami Dolphins në NFL.

Me miratimin e RFEF-së, tani pritet edhe aprovimi nga FIFA, UEFA, Federata Amerikane e Futbollit (US Soccer) dhe konfederata kontinentale CONCACAF.

Ky vendim shënon një hap të rëndësishëm për internacionalizimin e futbollit spanjoll dhe sjelljen e yjeve të La Ligës më pranë tifozëve në SHBA.

 

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button