Lajme

Balluku: Kalimi në tunelin e Llogarasë do të kushtojë 250 lekë për automjetet

Ministrja e Infrastrukturës dhe njëherësh zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku, ka bërë të ditur se tarifa e kalimit për një automjet në tunelin e Llogarasë do të jetë 250 lekë me TVSH. Kjo do të thotë se një udhëtim vajtje-ardhje do të kushtojë 500 lekë.

Sipas saj, çmimi është vendosur pas një analize të gjerë të kostove operacionale. Për kategori të tjera automjetesh do të aplikohen tarifa të posaçme.

Nga 1 qershori deri më 31 gusht, përmes tunelit kanë kaluar 911.952 automjete. Megjithatë, Balluku tha se numrat e pritshëm të trafikut nuk janë arritur në nivelin e parashikuar.

“Kisha shpresa që tuneli i Llogarasë do të ishte kurora e diamantit të infrastrukturës shqiptare dhe që shifrat do të kërkonin hapjen e tubit të dytë. Por këtë sezon, trafiku më i lartë është regjistruar në tunelin e Murrizit”, u shpreh zv.kryeministrja.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button