Bajrami kritikon qeverinë për energjinë: Çka ka ndryshu në këtë sektor prej 2021, sa kapacitete gjeneruese janë ndërtu

Hykmete Bajrami, deputete e LDK’së, ka kritikuar qeverinë e vendit, lidhur me gjendjen në sektorin e energjisë.
Bajrami, ka shtruar pyetjen se çfarë ka ndryshuar në këtë sektor qe nga viti 2021, dhe se, sa kapacitete gjeneruese janë ndërtuar gjatë kësaj kohe.
‘’ Masat emergjente do të duhej të kishin një pikë të vetme: ndërtim urgjent të kapaciteteve gjeneruese. Jemi vonë, por nëse kurrë nuk fillojmë kriza do të vazhdoj të thëllohet’’, ka shkruar ajo në postim.
Postimi:
Çka ka ndryshu në sektorin e energjisë prej vitit 2021, sa kapacitete gjeneruese janë ndërtu gjatë kësaj kohe?
Krejt çka mbajmë mend janë ”masat emergjente për furnizim me energji elektrike” dhe këtu po ju sjell një tekst timin të publikuar në fcb. me 8 dhjetor 2022, fatkeqësisht relavant edhe sot.
8.12. 2022
Sot, për herë të gjashtë me propozim të Qeverisë, mazhoranca në Kuvend i votoj “masat emergjente për furnizim me energji elektrike”.
Qeveria asnjëherë nuk ka raportuar në Kuvend se për çka i shërbejnë këto masa:
• Për blerje të energjisë elektrike, duke mos respektu rregullat e Ligjit të prokurimit?
• Për kontraktimin e kompanive për investim/remonte në KEK duke anashkaluar të gjitha procedurat e prokurimit?
• Për legjitimim të reduktimeve? – apo çfarë?
Herën e parë Qeveria ka shpallur “masat emergjente për furnizim me energji” me 21.12.2021, sot është data 08.12.2022, Qeveria ende me masa emergjente.
• Asnjë kontratë afatgjatë në energji.
• Dështim në remonte dhe kontrata shumfish me të shtrejta.
• Strategjia e energjisë nuk është askund.
• Asnjë investim në sektorin e energjisë.
PS.
Sot, ka Strategji të Energjisë, por s’ka zbatim të saj.
Masat emergjente do të duhej të kishin një pikë të vetme: ndërtim urgjent të kapaciteteve gjeneruese. Jemi vonë, por nëse kurrë nuk fillojmë kriza do të vazhdoj të thëllohet.



