Sport

Bajerni gati për festë: Titulli i 34-të mund të vuloset sot në “shtëpinë” e rivalëve!

Në Mynih gjithçka është gati për të festuar. Bayern Munich është vetëm një fitore larg titullit të 34-t kampion në Bundesligë, dhe gjithçka mund të vuloset këtë pasdite në përballjen ndaj një prej rivalëve më të urryer, Leipzig-ut. Skuadra bavareze do të shpallet matematikisht kampione nëse merr pikët e plota, duke i dhënë një shije të veçantë triumfit – në fushën e një kundërshtari që nuk gëzon shumë simpati në “Allianz Arena”.

Trajneri Vincent Kompany, në konferencën për shtyp, zgjodhi të ruajë një ton të përmbajtur: “Unë personalisht nuk kam përgatitur ndonjë festë. Jam këtu për të përgatitur si duhet ndeshjen, për ta luajtur atë dhe për ta fituar”. Por ndërkohë që tekniku ruan profil të ulët, prapaskenat flasin ndryshe.

Festë në horizont dhe udhëtim sekret në Ibiza

Sipas “tz” dhe “Bild”, nëse Bajerni fiton sot, skuadra do të shpërblehet me një udhëtim luksoz në Ibiza. Lojtarët do të udhëtojnë me avion privat të dielën dhe do të kalojnë dy net në ishujt Baleare, përpara se të rikthehen të mërkurën për përgatitjet ndaj Borussia Mönchengladbach (10 maj, ora 18:30).

Edhe pse Kompany nuk e ka përmendur publikisht planin, sipas “Bild”, ai ka informuar lojtarët gjatë javës për pushimin e shkurtër të planifikuar në rast suksesi – tre ditë të lira si shpërblim për titullin.

Kritika nga rivalët: “Qejfet” e Bajernit mund të prishin garën për Evropën

Njoftimi për pushimin ka ngjallur polemika në Gjermani. Edhe pse titulli duket i sigurt për Bajernin, klubet e tjera janë ende në garë për objektiva të rëndësishëm, sidomos për vendet në Champions League. Dyshimet janë se një Bajern “i ngopur” dhe i relaksuar pas një udhëtimi festiv mund të ndikojë drejtpërdrejt në rezultatet e javës së fundit.

Pas Leipzigut, Bayerni do të përballet me Gladbach – një skuadër që po lufton për një vend në Evropë. Tifozët dhe rivalët nuk do të shihnin me sy të mirë një “tolerim” të mundshëm nga kampionët, pas një fundjave relaksi në Ibiza.

Tani mbetet vetëm të shihet: a do të shpërthejnë sot festimet në Leipzig dhe a do të fluturojë Bajerni drejt Baleareve me një tjetër titull në valixhe?

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button