Kosova
Avokati Bajraktari: Nga mesi i shtatorit, një tjetër anë e medaljes në Speciale

Avokati Ardian Bajraktari ka kritikuar Gjykatën Speciale për shkelje të të drejtave të ish-krerëve të UÇK-së gjatë këtyre viteve.
Në emisionin “Ora Shtatë”, ai tha se nga mesi i këtij muaji do të shfaqet një tjetër perspektivë e procesit, kur të fillojë paraqitja e dëshmitarëve të mbrojtjes. Sipas tij, gjatë kësaj faze do të argumentohet e kundërta e asaj që është parë deri më tani.
“Është caktuar një proces i stërgjatur dhe me jo pak shkelje, dhe kjo nënkupton që nga mesi i shtatorit dhe tutje do të shohim një anë tjetër të medaljes së asaj që kemi parë deri tash,” deklaroi Bajraktari.
Ky zhvillim vjen ndërsa vëmendja mbetet tek mënyra se si Specialja po trajton rastet ndaj ish-krerëve të UÇK-së.