Lajme
Avokatët e Ilir Metës kërkojnë zëvendësimin e masës së paraburgimit në SPAK

Avokatët e kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, kanë depozituar sot në Gjykatën e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) një kërkesë për zëvendësimin e masës së sigurimit ndaj tij.
Sipas përfaqësuesve ligjorë, kërkesa bazohet në faktin se Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet ndaj Metës, dhe për pasojë, nuk ka më arsye procedurale për të mbajtur ish-presidentin në masën e paraburgimit.
Gjykata pritet të shqyrtojë këtë kërkesë në një seancë të veçantë, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të miratohet lirimi ose ndryshimi i masës së sigurisë për Ilir Metën.