Kosova

Autoritetet serbe arrestojnë një person për ngjarje gjatë viteve ’90

Policia serbe ka arrestuar një burrë në pikëkalimin kufitar Merdare, nën dyshimin për veprime të dyshuara gjatë luftës në Kosovë më 1998-’99, njoftuan autoritetet serbe të martën.

Ministria e Brendshme e Serbisë nuk bëri të ditur kombësinë e të dyshuarit, por e identifikoi atë me inicialet H.H, 77-vjeçar. Sipas njoftimit, ai dyshohet se “në qershor të vitit 1999, në Podujevë, në bashkëpunim me disa persona të tjerë, ka shkaktuar vdekjen e një civili”.

Ministria shtoi se i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij do të ngrihet aktakuzë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button