Kosova
Autobus i sekuestruar në Prizren, shoferi me masë ndalimi aktive

Një autobus i një kompanie nga Lipjani është sekuestruar nga Policia e Kosovës pasi shoferi kishte masë ndalimi aktive për drejtimin e mjeteve motorike deri më 26 dhjetor 2025.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:17 në rrugën “Tranziti i Ri” në Prizren, gjatë një kontrolli të patrullës së Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor.
Shoferi është gjobitur me 500 euro, ka marrë 5 pikë negative në patentë dhe i është shtuar ndalesa për drejtim prej 6 muajsh. Autobusi është sekuestruar.
Policia e Kosovës thekson se do të vazhdojë të zbatojë ligjin dhe të garantojë sigurinë në trafik.



